Euro 2024/ Franca e Mbappé, pretendenti numër 1, në testin austriak: në orën 18 mat forcën edhe Belgjika

Kampionati Europian vazhdon të prezentojë skuadrat dhe në apel mungojnë ende dy emra të mëdhenj: Franca dhe Portugalia. Sonte do të jetë radha e francezëve, favoritët numër 1 për fitoren finale. Mbappe dhe shokët e tij, të cilët kanë përjetuar ditë në qendër të polemikave pas deklaratave të tyre nga grumbullimi i kombëtares kundër ekstremit të djathtë në funksion të zgjedhjeve kombëtare, duhet të përballen me Austrinë e vështirë të Rangnick. Në qendër të vëmendjes ylli i ri i Real Madrid, Kylian Mbappe.

Skuadra e Deschamps natyrisht nuk është vetëm ish-sulmuesi i PSG, duke qenë se në organikën janë emra të rëndësishëm të futbollit të madh, nga Maignan, te Theo Hernandez, duke kaluar nga Pavard, Rabiot dhe Thuram. Franca ka detyrë të konfirmojë pretendimet në sfidën hapëse, që do të luhet në orën 21:00 në Düsseldorf.

Programi i sotëm i kampionatit europian do të plotësohet me dy ndeshje nga grupi E: Rumani-Ukrainë (15:00) dhe Belgjikë-Sllovaki (18:00). Në shtëpinë e Ukrainës, e gjithë vëmendja është të Dovbyk, sulmuesi i Girona në shënjestër të Milan e Napoli në merkaton e transferimit. Pastaj me rëndësi është edhe debutimi i Djajve të Kuq të Lukaku e De Bruyne, në përballjen me sllovakët e teknikut Calzona, ish-trajnerin e Napolit.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top