Ethet e Euro2025, Tedesco publikon listën e Shqipërisë U-17: ja talentet e së ardhmes

Kombëtarja shqiptare U-17 ka nisur përgatitjet për fazën finale të Kampionatit Europian “Shqipëri 2025”, që do të ngrejë siparin më 19 maj, me ndeshjen hapëse Shqipëri – Portugali në stadiumin “Arena Kombëtare”, ora 18:00.Trajneri i ekipit, Andrea Tedesco, ka grumbulluar 23 futbollistë për këtë fazë përgatitore, prej të cilëve do të përzgjidhen 20 emrat përfundimtarë që do të përfaqësojnë Shqipërinë në këtë event historik.

Shumica e lojtarëve kanë qenë më parë pjesë e Kombëtares U-17, ndërsa janë afruar nga Tedesco edhe disa futbollistë të rinj.Lista përfundimtare me 20 futbollistët që do të marrin pjesë në finalet e Europianit do të bëhet publike ditën e premte.

 

Shqipëria është pjesë e Grupit A së bashku me Portugalinë, Gjermaninë dhe Francën. Pas sfidës hapëse ndaj Portugalisë më 19 maj në Tiranë, kuqezinjtë do të përballen me Gjermaninë më 22 maj në stadiumin “Elbasan Arena”, në ora 18:00, ndërsa më 25 maj do të luajnë ndeshjen e fundit të grupit ndaj Francës, po në “Elbasan Arena”, në ora 20:30.

 

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top