‘Eskalim në skandal diplomatik?’: Refuzimi Leo Messi në Hong Kong inatosi keq tifozët kinezë

Lionel Messi e ka ndjekur nga stoli të gjithë ndeshjen e Inter Miamit kundër Hong Kongut, gjë që nuk i ka pëlqyer tifozëve vendas që e kanë sharë dhe tani rasti ka marrë një dimension shtesë.

Të pranishëm në stadium ishin më shumë se 38 mijë persona të cilët paguan biletat me çmimin prej 125 dollarë, të gjithë për të parë futbollistin më të mirë të të gjitha kohërave.

Në disa raste ata kanë brohoritur “duam Messin, duam Messin”, por dëshira e tyre nuk u dëgjua dhe më pas filluan fishkëllimat.

Organizatorët e ndeshjes njoftuan se do të rimbursonin 50 për qind të çmimit të biletës, madje kishin edhe ankesa për Messin duke treguar se ai refuzoi kërkesën e tyre.

“Kur mësuam se Messi nuk do të luajë, i kërkuam pronarëve dhe drejtuesve të Inter Miamit që ta ftonin të ngrihej nga bankina, të komunikonte me tifozët dhe të shpjegonte pse ai nuk mund të luante”.

“Ata refuzuan ta bëjnë këtë. Fakti që Messi dhe Suarez luajtën në Japoni më 7 shkurt, duket si një shuplakë tjetër”, thuhet në njoftimin e Tatler Asia, kompania që organizoi ndeshjen.

Kujtojmë se Messi pak ditë më vonë luajti një ndeshje miqësore në Japoni pasi humbi ndeshjen në Hong Kong, madje media shtetërore Global Times e akuzoi futbollistin dhe klubin e tij Inter Miami për motive politike me qëllimin për të turpëruar Hong Kongun.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top