“Është Harry Kane”. Policia e Londrës publikon foton e një të kërkuari, tifozët tallen: “Pyesni në Gjermani”

Policia e Londrës ka publikuar rikonstruksionin e fytyrës së një të kërkuari në kryeqytetin anglez. Në këtë pikë, shumë persona e kanë identifikuar të kërkuarin si Harry Kane. Është e qartë se nuk është vërtetë sulmuesi, por një person shumë i ngjashëm me të.

KANE, IDENTIK ME NJË TË KËRKUAR

Ditët e fundit policia e Londrës ka nxjerrë identikitin e një krimineli të kërkuar në kryeqytetin anglez. Personi akuzohet se ka grabitur një grua në lagjen e pasur Richmond.

Riprodhimi grafik i fytyrës së të kërkuarit, i bërë falë përshkrimit të dëshmitarëve okularë, u bë publik për të ndihmuar hetimet. Shumë qytetarë anglezë tashmë e kanë njohur kriminelin, sepse e kanë parë shpesh në televizion të veshur me fanellën e ekipit kombëtar, Tottenham dhe Bayern Munich.

 

 

Në fakt, identikiti i kriminelit ka një ngjashmëri të jashtëzakonshme me Harry Kane. Kështu, të qeshurat shpërthyen në rrjetet sociale për këtë ngjashmëri të pabesueshme. Lajmin e mori edhe Bild dhe e publikoi në Gjermani.
Është e qartë se të vetmet grabitje që Kane ka kryer ndonjëherë në Londër janë ato në zonën e penalltisë me fanellën e Spurs dhe Anglisë. E i vetmi krim që ka kryer ndonjëherë është të qenit “vrasës” para portës. Kjo dëshmohet qartë nga 18 golat e shënuar për Bayern Mynih në 12 ndeshje të luajtura.

Numra që nuk janë as në qiell e as në tokë, ato të anglezit këtë sezon, që rrezikon të thyejë të gjitha rekordet nëse vazhdon me këtë ritëm.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top