“Është ende dashuria e jetës sime” – J.Lo kërkon të rifitojë Affleck

Historia e dashurisë mes Jennifer Lopez dhe Ben Affleck duket se nuk ka përfunduar ende! Edhe pse çifti firmosi divorcin në vitin 2024 pas vetëm dy vitesh martesë, burime të afërta thonë se këngëtarja është e vendosur ta rifitojë zemrën e ish-bashkëshortit të saj.

Sipas raportimeve të RadarOnline, ish-çifti është parë sërish së bashku në tapetin e kuq në Nju Jork gjatë premierës së filmit “Kiss of the Spider Woman”, ku J.Lo luan rolin kryesor ndërsa filmi është prodhuar nga vetë Ben Affleck.

Burime pranë çiftit pohojnë se kimia mes tyre ishte e dukshme, duke nxitur menjëherë zërat për një pajtim të mundshëm.
“J.Lo kaloi një kohë të mrekullueshme me Ben-in dhe thotë se ai është po aq simpatik e i pashëm sa gjithmonë,” ka rrëfyer një burim për mediat. “Në mendjen e saj, ata janë të destinuar të jenë bashkë përsëri — është vetëm çështje kohe.”

Dëshmitarët përshkruan takimin e tyre si të ngrohtë dhe plot buzëqeshje, duke kujtuar ditët kur “Bennifer” ishte çifti më i komentuar në Hollywood.

Pas ndarjes, të dy u përpoqën të ecin përpara, por duket se Lopez nuk ka arritur ta lërë pas tërësisht ish-bashkëshortin e saj. Sipas burimeve, ajo ka pasur disa njohje të reja, por “asnjë nuk mund ta krahasojë me Ben-in — dashurinë e jetës së saj.”

Nga ana tjetër, Affleck ka bërë komente që vetëm sa i shtojnë zërat për një rikthim të mundshëm. Gjatë promovimit të filmit, ai është shprehur: “Ajo është fantastike — dhe kjo nuk duhet të habisë askënd.”

Sipas miqve të aktorit, edhe pse marrëdhënia e tyre dikur ishte “intensive dhe e ndërlikuar”, vëmendja e J.Lo-s po i rrit vetëbesimin Ben-it. “Është e qartë që ai ende e gjen tepër tërheqëse,” tha një burim tjetër për RadarOnline.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top