“Është e pazëvendësueshme”, Kozma Dushi flet për Parashqevi Simakun: Kam kujtime të bukura…

Këngëtarja e njohur shqiptare, Parashqevi Simaku, është rikthyer në vëmendje të madhe të publikut pasi u shfaq në një televizion amerikan duke marrë ndihma sociale.

Ato pamje tronditën opinionin publik shqiptar, sidomos brezi i viteve 80’ që nuk e kanë harruar kurrë zërin dhe talentin e saj.

Të shumtë kanë qenë kolegët që janë shprehur të lumtur pas rishfaqjes së Simakut. Këngëtari Kozma Dushi shprehet për Top Channel se ka shumë kujtime të bukura me të dhe uron që të kthehet shpejt në rrugën e artit.

“Respekt dhe kënaqësi të flasësh për Parashqevi Simakun, kam kujtimet më të bukura në Udhën e këngës time nëpër fest RTSH…ajo ishte një vajzë shumë e mirë, një kolege me një vokal brilant dhe e pa zëvëndësueshme. Uroj me shpirt që të kthehet në rrugën e artit”-shprehet Kozma Dushi.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top