Escobar: Pakt përfundimtar brenda vitit. Marrëveshja Kosovë-Serbi është plotësisht e mundur

I dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, tha se do të dëshironte që marrëveshja përfundimtare për normalizimin e raporteve ndërmjet Kosovës e Serbisë të arrihej këtë vit. Gjatë konferencës për media në Beograd, Zyrtyari I lartë tha se një gjë e tillë është plotësisht e mundur.

“Kjo marrëveshje nuk është diçka për t’u frikësuar. Shpresojmë se nuk do të ndryshojë rrënjësisht jetën e askujt, por se do të mundësojë një nivel të caktuar stabiliteti dhe paqeje për njerëzit në rajon. Synimi i saj nuk është të krijojë pengesa të reja. E kundërta. Ne dëshirojmë që kjo marrëveshje të jetë e mirë jo vetëm për Serbinë dhe Kosovën, por sepse Serbia dhe Kosova janë në zemër të Ballkanit Perëndimor, për të krijuar mundësi edhe për fqinjët tuaj”, theksoi ai.

Escobar foli në Beograd dy ditë para rundit të ri të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që pritet të mbahet më 18 mars në Ohër të Maqedonisë së Veriut, ku palët do të bisedojnë për zbatimin e propozimit evropian.

I pyetur nëse pas vizitës së tij dhe të Lajçakut në Serbi, mund të thuhet se formimi i Asociacionit është më afër se sa ishte një muaj më parë, ai konfirmoi pozitivisht.

“Mund të them se bisedimet tona me Qeverinë e Kosovës po bëhen gjithnjë më produktive dhe realiste. Shpresoj se ne jemi shumë më afër kësaj sesa disa javë më parë”, tha ai,

Escobar po ashtu tha se Asociacioni është një marrëveshje ekzistuese dhe një detyrim ndërkombëtar që duhet të zbatohet, “pavarësisht a do të ketë një marrëveshje të re apo jo”.

Qeveria e Kosovës deri tani ka refuzuar ta formojë Asociacionin, duke argumentuar se asociacionet njëetnike shkelin Kushtetutën e saj dhe kërcënojnë funksionalitetin e shtetit.

Zbatimi i marrëveshjeve të Brukselit, në mesin e të cilave është edhe ajo për Asociacionin, parashihet në propozimin evropian për normalizimin e raporteve për të cilin Kosova dhe Serbia janë pajtuar muajin e kaluar në Bruksel. Më 18 mars në Ohër palët pritet të diskutojnë për zbatimin e këtij propozimi.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top