“Theu rekordin e Kloses, të gjithë u tronditën”, drejtuesi i klubit ukrainas për Rashicën: Më kujton Jarmolenkon

“Theu rekordin e Kloses, të gjithë u tronditën”, drejtuesi i klubit ukrainas për Rashicën: Më kujton Jarmolenkon

Ermir Rashica së shpejti do të bëhet pjesë e klubit ukrainas të Metalist 1025. Klubi në fjalë ka siguruar firmën e sulmuesit të Skënderbeut në ditët e fundit të merkatos së janarit dhe pret vetëm transferimin e tij në radhët e kësaj skuadre që militon në ligën e dytë të kampionatit lindor.

Në Ukrainë po e presin me shumë entuziazëm afrimin e ri dhe këtë e ka konfirmuar edhe zëvendëspresidenti i klubit, Juri Korotiun. Ai tregoi prapaskenat e vizitave mjekësore në një klinikë në Gjermani, ku tha se Rashica kishte thyer rekordin që mbahej nga legjenda e futbollit gjerman, Miroslav Klose për kërcimin vertikal.

“Më 28 janar ne firmosëm zyrtarisht me 20-vjeçarin shqiptar Ermir Rashica nga Skënderbeu, i cili luan si anësor i djathtë sulmi. Ai është një nga lojtarët më premtues të kampionatit shqiptar. Ai u përfshi në formacionin më të mirë të vitit në Shqipëri dhe u zgjodh si i riu më i talentuar në vendin e tij.

Personalisht Rashica me kujton Andri Jarmolenkon për fizikun dhe mënyrën si lëviz. Dua t’ju tregoj një histori interesante. Ermiri kreu një vizitë mjekësore në një klinikë ku kryenin ekzaminimet yjet e futbollit gjerman. Prej shumë kohësh në këtë klinikë mbahej rekordi i kërcimit vertikal nga Miroslav Klose. Mirë pra, Rashica e theu! Të gjithë në këtë klinikë u tronditën”, tregoi Korotiun kuriozitetin rreth sulmuesit shqiptar që do i bashkohet pas pak ditësh skuadrës së tij.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top