Ermal Mamaqi për paraqitjen e Luizit në filmin ‘Në Kuadër të Dashurisë’: Më mirë si aktor, se këngëtar

Prezantuesi e aktori shqiptar, Ermal Mamaqi, ka qenë së fundmi i ftuar në emisionin “Më lër të flas”.

Ai ka dhënë disa detaje shtesë rreth filmit të tij të radhës, gjersa ka zbuluar edhe shumë gjëra.

I njëjti u pyet nga moderatorët Romeo e Donald Veshaj nëse e ka parë filmin e Top Channel, “Në kuadër të dashurisë”.

Producenti i njohur theksoi se ishte i këndshëm, përkundër që nuk e ftuan në premierë.

“Film i këndshëm. Nuk më ftuan”, u shpreh ai.

Tutje, ai dha edhe vlerësimin e tij për Luiz Ejllin si aktor kryesor i kësaj komedie romantike.

“Mirë ishte, mu duk aktor më i mirë se këngëtar. Kishte shumë talent”, tha mes tjerash Mamaqi.

Sezoni i dytë i serialit “H.O.T” vlen të ceket se pritet të rikthehet së shpejti. /Telegrafi/

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top