“Erion Veliaj në burg”/ Nis protesta te Bashkia e Tiranës

Ka nisur edhe këtë të martë Protesta e thirrur nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, të Bashkia e Tiranës, ku kërkohet dorëheqja e kryebashkiakut Erion Veliaj, pas aferës “5D” që përfshiu bashkinë e drejtuar nga ky i fundit.

Me pankarta në duar dhe thirrje “Hajdut”, “Erion Veliaj, në burg”, “Erion shko te shokët”, qytetarët kanë rrethuar godinën e Bashkisë.

Kjo është protesta e nëntë që mbahet para godinës së Bashkisë, ndërsa tubimet e mbajtura më herët janë shoqëruar me incidente dhe përplasje mes protestuesve dhe policisë, ku nuk kanë munguar edhe lëndët plasëse molotov të hedhura drejt godinës.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top