Kryetari i Bashkisë së Kolonjës, Erion Isai u paraqit në SPAK mesditën e sotme. Ai është marrë i pandehur nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, për kryerje të veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”.
Gjatë dy viteve të fundit, Isai është paraqitur disa herë në SPAK ku ka dhënë shpjegime lidhur me procedurat e ndjekura në disa tendera. Sipas prokurorisë, ai dyshohet se bashkë me punonjës të tjerë të bashkisë kanë favorizuar operatorë ekonomikë të caktuar gjatë procedurave të tenderave.
Erion Isai, një regjisor teatri i njohur edhe si aktor në emisionin Portokalli në Top Channel, u bë kryetar bashkie në zgjedhjet e vitit 2019 për socialistët që janë në pushtet prej vitit 2013.
Bashkia e Kolonjës që ai drejton përbëhet nga 8 njësi administrative janë aktualisht pjesë e rrethit me të njëjtin emër dhe qarkut të Korçës. Bashkia ka nën administrimin e saj dy qytete Ersekën dhe Leskovikun, si dhe 76 fshatra.