Erion Braçe akuzohet për shpifje, pritet vendimi i Gjykatës së Posaçme

Deputeti Erion Braçe rrezikon të dënohet për shpifje nga Gjykata e Posaçme e shkallës së parë pas një procesi disa mujor, që nesër pritet të shpallë vendimin. Gjyqtarja Flojera Davidhi do të duhet të vendosë pasi ka dëgjuar paditësin, biznesmenin Anduel Çekrezi, i cili e akuzon Braçen për shpifje të kryer botërisht kundër tij, si dhe vetë deputetin socialist që u mbrojt duke pretenduar se etiketimet e tij ndaj Çekrezit nuk përbënin shpifje.

Historia nis kur Çekrezi vendosi të investojë në një pronë të tij, të blerë sipas të gjitha rregullave, në një fshat të Lushnjes por hasi në pengesa ka disa banorë të zonës. Braçe, që dikur ka qenë deputet i asaj zone, ka shënjestruar menjëherë biznesmenin, i cili paraqiti në Gjykatë deklaratat e deputetit në Kuvend, media e rrjete sociale. Çekrezi i cilësoi si shpifje termat e përdorur nga Braçe kundër tij si “grabitës”, “falsifikator”, “shkelje kriminale”, etj duke treguar për dëmin moral të shkaktuar nga një gjuhë e tillë mbi të dhe familjen e tij.

Ajo që ishte e veçantë në këtë proces kishte të bënte me mbrojtjen e Braçes. Ndryshe nga shfaqjet e tij publike, kur shihet gjithnjë në pozita sulmuese, në Gjykatën e Posaçme, deputeti socialist u mundua të justifikojë gjuhën e përdorur ndaj Çekrezit, herë duke iu referuar folklorit e herë fjalorit të gjuhës shqipe. Braçe nuk i përmendi më akuzat për grabitje e falsifikime, por rrek të bindë gjykatën se nuk ka dashur të shpifë kundër biznesmenit.

Gjytarja Davidhi pritet të japë nesër vendimin ndaj të akuzuarit Erion Braçe, një vendim që ndonëse në dukje periferik, mund të shërbejë si një akt i rëndësishëm në mbrojtje të dinjitetit dhe lirive të njeriut, pavarësisht se kush është individi që i cënon ato.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top