Eriksson e fshehu tumorin për një vit: “Për Krishtlindje mblodhi familjen për një takim të fundit”

Emri i Sven Goran Eriksson, një prej trajnerëve më të suksesshëm të gjeneratës së tij, është rikthyer në vëmendje, për fat të keq, për lajmin e trishtë që ai vetë e tha. Suedezi në një intervistë radiofonike deklaroi se kishte kancer dhe se nuk kishte shumë shpresa. Eriksson zbuloi se vuante nga kanceri i pankreasit, që është i paoperueshëm. Lajmi bëri xhiron e botës dhe trajneri u përfshi nga afeksioni i njerëzve.

Për më shumë se dyzet vjet ai ishte një trajner shumë i vlerësuar dhe mori rezultate kudo. Si trajner i ri, fitoi një Kupë UEFA të papritur me Goteborg. Ai iu afrua fitimit të titullit me Romën, shkoi në një finale të Kupës së Kampioneve me Benfica. Më pas u kthye në Itali dhe fitoi titullin (dhe një seri trofesh) me Lazio përpara se të bëhej trajneri i parë i huaj i Anglisë. I respektuar gjithashtu për mënyrat e tij elegante dhe dashamirëse, Eriksson pothuajse një vit më parë bëri një hap prapa nga Karlstad, një ekip suedez i kategorisë së tretë, duke u larguar për arsye personale.

PRAPASKENA E ZBULUAR NGA RUNEBJER
Eriksson praktikisht për një vit nuk i foli askujt për sëmundjen, madje as menaxheri i tij nuk e dinte që trajneri do ta bënte njoftimin në intervistën radiofonike të 11 janarit. Anders Runebjer zbuloi prapaskenën në një intervistë për një gazetë suedeze: “Nuk tha asgjë ndërsa ishim në makinë duke shkuar në radiostacionin në Karlstad. Nuk e dija se ai do të bënte njoftimin. Nuk e di nëse ka qenë diçka që e ka vendosur menjëherë para ose gjatë intervistës. Mendoj se e ka menduar gjatë se kur dhe si ta thotë këtë publikisht”.

 

Për Expressen, Runebjer, i cili përveçse është menaxheri i vjetër i Eriksson është edhe miku i tij, tregoi një moment të veçantë dhe të trishtuar të kësaj historie: “Ishte e vështirë për Sven. Para së gjithash ai duhej të pranonte që ishte i sëmurë para se të mund të fliste. Por tani donte ta ndante të fshehtën e tij. Ishte e vështirë për të gjithë, por sidomos për të dhe ata që kishte afër. Ai nuk i tha askujt asgjë për gati një vit. Në Krishtlindje ai mblodhi familjen bashkë për një takim të fundit”.

 

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top