Eric Dane rrëfen për betejën me ALS: Nuk është fundi im :

Aktori i njohur Eric Dane ka folur për herë të parë publikisht që nga momenti kur zbuloi se është diagnostikuar me sëmundjen ALS.

Në një intervistë emocionale me Diane Sawyer për emisionin “Good Morning America”, aktori i “Grey’s Anatomy” rrëfeu se çdo ditë i kujton sëmundjen.

“Çdo mëngjes, sapo zgjohem, më kujtohet menjëherë që kjo po ndodh,” tha Dane në një klip paraprak të intervistës që u publikua në Facebook.

Sawyer iu përgjigj: “Nuk është ëndërr,” dhe aktori pranoi, duke thënë se është realiteti i tij.

Megjithëse jeta e tij ka ndryshuar ndjeshëm, Dane përpiqet të qëndrojë optimist:
“Nuk mendoj se ky është fundi i historisë sime. Nuk ndjej se ky është fundi im.”

Në fund të klipit, Diane Sawyer e pyet se kush ishte personi i parë që thirri pasi mori lajmin. Aktori u emocionua dhe i mbushur me lot, nuk mundi të përgjigjej.

Dane, 52 vjeç, e bëri publike diagnozën e tij në prill përmes një deklarate për revistën People:

“Jam diagnostikuar me ALS. Jam mirënjohës që kam familjen time pranë ndërsa përballojmë këtë kapitull të ri. Ndjehem me fat që ende mund të punoj dhe mezi pres të rikthehem në xhirimet e ‘Euphoria’ javën që vjen. Ju lutem, kërkoj pak privatësi për veten dhe familjen time.”

ALS është një sëmundje e sistemit nervor që prek qelizat nervore në tru dhe në palcën kurrizore. Ajo shkakton humbje të kontrollit të muskujve, vështirësi në frymëmarrje dhe ushqyerje, dhe në disa raste mund të çojë edhe në demencë.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top