Erërat e forta në Kaliforni zhvendosin liqenin

Erërat e forta në Kliforni të SHBA-së kanë zhvendosur Liqenin Manly në Luginën e Vdekjes 3 kilometra. Ky fenomen uli edhe nivelin e liqenit, duke bërë që Shërbimi i Parkut Kombëtar të ndalojë lundrimin me varkë nga vizitorët në zonë.

“Ishte e mahnitshme të shihje një liqen të tërë të migronte,” tha Superintendent i Parkut Kombëtar të Luginës së Vdekjes, Mike Reynolds.

“Sidoqoftë, uji u tërhoq, duke lënë baltë pas. Si rezultat, varkat përfundojnë duke u tërhequr zvarrë nga vizitorët. Kjo lë gjurmë dhe shenja që ka të ngjarë të jenë të dukshme për vite me rradhë”.

“Kjo nuk na la zgjidhje tjetër veçse të kufizojmë lundrimin me varkë në Liqenin historik Manly,” shtoi ai.

Liqeni Manly është një liqen kalimtar, që është riformuar pasi dy stuhi sollën reshje rekord në Luginën e Vdekjes, Uragani Hillary në gusht dhe “lumi atmosferik” në fillim të shkurtit.

“Ju mund të mendoni se pa rrjedhjen e ujit në det do të kishte gjithmonë liqen në Luginën e Vdekjes. Por kjo është një ngjarje jashtëzakonisht e rrallë. Normalisht sasia e ujit që derdhet në të është shumë më e vogël se shkalla e avullimit,” tha në një deklaratë kujdestari i parkut Abby Wines.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top