Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan i ka kërkuar komunitetit ndërkombëtar që të “mbajë premtimet” e tij ndaj popullit të Gazës.
“Qeveria izraelite nuk duhet të lejohet të shkelë armëpushimin”, tha Erdogan në një konferencë shtypi të enjten në kryeqytetin Ankara, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Bota “duhet të përmbushë përgjegjësitë e saj ligjore dhe morale ndaj palestinezëve në Gaza”, tha më tej Erdogan.
“Pavarësisht se humbi më shumë se 50,000 dëshmorë, kryesisht gra dhe fëmijë, Gaza nuk u dorëzua, nuk mund të nënshtrohej dhe banorët e Gazës nuk u përkulën para shtypësve”, theksoi Erdogan.