Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, deklaroi se Ankaraja është e gatshme të ofrojë çdo lloj mbështetjeje për zbatimin e një marrëveshjeje të mundshme me Iranin, gjatë një bisede telefonike me Presidentin e SHBA-së, Donald Trump, si dhe me liderë të vendeve të rajonit.
Sipas një deklarate të publikuar nga zyra e presidentit turk, Erdogan theksoi se një marrëveshje që do të siguronte kalimin e lirë përmes Ngushticës së Hormuzit do të kontribuonte në stabilitetin rajonal dhe do të sillte lehtësim për ekonominë globale.
Deklarata vjen në një moment tensionesh të larta në Lindjen e Mesme dhe përpjekjesh intensive diplomatike për të shmangur një përshkallëzim të mëtejshëm të situatës mes SHBA-së dhe Iranit.