Erdogan dhe Mitsotakis takohen në Ankara

Një takim midis presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan dhe kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis është zhvilluar në Ankara, në një vizitë që synon të ruajë momentin pozitiv të arritur në lidhjet dypalëshe në muajt e fundit.

Në takim janë bashkuar ministrat e Jashtëm, Giorgos Gerapetritis dhe Hakan Fidan dhe dy këshilltarët diplomatikë, Anna Maria Boura dhe Akif Chagatai Kilic.

Qeveria greke thonë mediat e vendit fqinj dëshiron të ruajë klimën pozitive dhe “ujrat e qetë” në Egje dhe kanalet e hapura të komunikimit midis dy palëve.

Dy liderët pritet të bëjnë një bilanc të progresit të bërë në dialogun politik, axhendën “pozitive” dhe masat për ndërtimin e besimit.

Pas përfundimit të takimit më të gjerë, Mitsotakis dhe Erdogan do të bëjnë deklarata të përbashkëta për shtypin dhe më pas presidenti i Turqisë do të shtrojë një darkë për kryeministrin grek.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top