Enkelejd Alibeaj ikën edhe si kryetar i grupit parlamentar të PD-së

Përveçse nga drejtimi i Partisë Demokratike të vulës, Enkelejd Alibeaj ka dhënë dorëheqjen edhe si kryetar i grupit parlamentar të Partisë Demokratike në parlament. Vendimi vjen pasi një pjesë e mirë e deputetëve që e mbështesnin gjatë fushatës së 14 Majit punuan për kandidatët e koalicionit “Bashkë fitojmë”, ndërsa pjesa tjetër nuk u angazhua për të mbështetur kandidatët e PD së Alibeajt.

Me largimin e Alibeajt nga grupi parlamentar, pritet që të zhbllokohet edhe ngërçi i deputetëve të opozitës në kuvend, të cilët nuk arrijnë të flasin apo të vënë në zbatim nisma ligjore për shkak se mazhoranca ka shfrytëzuar deri tani ndarjen e PD-së.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top