Endi Demneri dhe Krenar Çoçaj në pritje të një fëmije, zbulohet gjinia

Endi Demneri është në pritje të ëmbël dhe së shpejti pritet të bëhet nënë për herë të parë.

Sipas raportimeve në media, modelja ka organizuar së fundmi një “gender reveal” në Sarandë, ku është zbuluar edhe gjinia e bebit. Endi Demneri dhe Krenar Çoçaj janë në pritje të një djali.

Ky lajm i jep fund edhe pikëpyetjeve që kishin qarkulluar prej kohësh rreth identitetit të babait të fëmijës. Sipas Iconstyle, babai i bebit është Krenar Çoçaj.

Romanca mes tyre u përfol që verën e kaluar, pasi qarkulluan pamje të dyshes në Ibiza, ku afrimiteti mes tyre ishte i dukshëm dhe ngriti dyshime për një lidhje romantike.

Deri më tani, as Demneri dhe as Çoçaj nuk kanë bërë një konfirmim publik për këtë kapitull të ri në jetën e tyre private. Megjithatë, burime pranë çiftit bëjnë me dije se ata janë në pritje të një djali.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top