Ende pa mbushur 2 muaj në detyrë/ Drejtoresha e QSUT-së largohet

Donjeta Bali raportohet se është largyar nga drejtimi i Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza dhe në vend të saj është emëruar një tjetër mjek.

Bëhet fjalë për Florenc Spahon i cili ka qenë deputet në radhët e Partisë Socialiste si dhe anëtar i Komisionit të Shëndetësisë. Në fakt ish-drejtoresha Bali ende nuk kishte mbushur dy muaj në drejtimin e Qsut dhe raportohet se u dorëhoq.

Donjeta Bali është prezantuar më 29 maj si drejtoresha e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Prezantimi u bë nga ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu, e cila vlerësoi Balin si një profesioniste me përvojë, e përkushtuar për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore dhe vendosjen e pacientit në qendër të kujdesit.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top