Emrat/ Kush janë 5 shqiptarët që humbën jetën në aksidentin tragjik në Greqi

Zbardhen emrat e 5 shqiptarëve që humbën jetën ditën e djeshme në një aksident tragjik në Edessa të Greqisë.

Viktimat janë: Besim Mucaj 27.03.1968, Ilir Daci 28.07.1973. Ergin Peposhi 23.09.2004. Ardit Peposhi 06.12.2007 dhe Gazmen Brahaj, 07.07.1976.

Aksidenti ka ndodhur në kilometrin e 87-të të rrugës nacionale Follorinë-Selanik, ku në rrethana ende të paqarta, një automjet është përplasur kokë më kokë me një kamion, për pasojë kanë humbur jetën të pesë personat që udhëtonin në mjet.

Viktimat ishin punonjës sezonalë që mblidhnin qershi në Greqi.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top