Emrat/ Kaos në seancë dhe bllokimi i Komisionit të Reformës Zgjedhore, PS kërkon përjashtim të 4 deputetëve

Partia Socialiste ka kërkuar përjashtimin e 4 deputetëve të opozitës. Kjo kërkesë ka ardhur pas seancës plenare të dy ditëve më parë, ku opozita arriti që të futej në Kuvend dhe të vazhdonte aksionin e saj. PS kërkon përjashtimin e deputetëve Gazment Bardhi, Flamur Noka, Bledion Nallbati dhe Asllan Dogjani.

Deputetët që kërkohet përjashtimi:

Bledion Nallbati
Asllan Dogjani
Flamur Noka
Gazmend Bardhi

Seanca plenare e 5 shkurtit u mbyll pas rreth 15 minutash. Deputetët e opozitës u përplasën me punonjësit e Gardës në hyrje të Kuvendit, pasi nuk po i linin të hynin në ambientet e Kuvendit. Në nisje të seancës, deputetë opozitarë edhe pse nuk kanë qenë të përjashtuar, nuk u lejuan që të hyjnë në Kuvend duke qenë se ishin me grupin e deputetëve demokratë.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top