EMRAT/ 5 kryetarë të degëve të PD dorëzojnë dorëheqjen, do të marrin pjesë në Primare

Në Partinë Demokratike ka nisur procesi për zhvillimin e Primareve. Dita e djeshme ishte dhe afati i fundit i dorëzimit të dorëheqjes nga krerët e degëve nëse do merrnin pjesë në Primare dhe më pas për të kandiduar për deputetë.

Janë pesë kryetarët degës të cilët kanë dorëzuar në PD dorëheqjen, akt që vjen pas njoftimit të Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Flamur Noka, në lidhje me vendimin e marrë në zbatim të statutit të partisë.

Kryetarët e degëve lajmin për dorëheqjen dhe vendimin për kandidimin për Primaret e kanë dhënë në rrjetet e tyre sociale. Konkretisht ato janë: Arsen Valisi, kreu i degës degës 13 (Kashar); Bledi Himçe, kreu i degës së Elbasanit; Manjola Nikolli, kryetarja e degës së Sarandës; Afrovita Dhimojani, kryetarja e degës së Sarandës dhe Ilir Krosi, kreu i PD-së në Dibër.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top