Emigrantët votojnë për herë të parë, nisen sot zarfet me materialet zgjedhore

Materialet e para zgjedhore për diasporën pritet që të nisën e ditën e sotme. Pasi ka përfunduar përgatitja e zarfeve në ambientet e Parkut Olimpik në Tiranë, sot do tu dërgohen emigrantëve shqiptare.

Procedura përgatitore përfshin vulosjen e fletës së votimit, futjen e saj në një zarf të anonimizuar, më pas vendosjen në një zarf të dytë që përmban të dhënat e koduara të votuesit. Bashkë me zarfin B, në pakon përfundimtare përfshihen edhe një udhëzues për mënyrën e votimit, një listë me kontaktet e korrierëve ndërkombëtarë, si dhe një zarf kthimi për rikthimin e votës drejt KQZ-së.

Zarfet me votat e diasporës pritet të fillojnë të kthehen në KQZ nga mesi i javës së ardhshme, ndërsa numërimi do të bëhet më 11 maj, në të njëjtën ditë me votimin brenda vendit.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top