Emigrantët sollën 510 mln euro në Janar-Qershor 2024

Të ardhurat nga emigrantët vijojnë të jenë të konsiderueshme në ekonominë e vendit vit pas viti. Referuar të dhënave zyrtare të Bankës së Shqipërisë në 6 muajt e parë të këtij viti dërgesat nga emigrantët arritën në vlerën e 510 milionë Eurove, rritje me 14.4% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023.

Sipas shifrave zyrtare rreth 79% e të ardhurave dytësore në ekonomi përfaqësohet nga të ardhurat nga emigrantët, prurjet valutore të të cilëve rezultuan në rreth 268 milionë Euro vetëm gjatë muajve Prill-Maj-Qershor të 2024. Rritja e dërgesave nga bashkatdhetarët tanë është bërë jo vetëm në kanale formale, pra sistem bankar dhe operatorë të transferimit të parave, por edhe në formën e prurjeve në cash.

Sipas Bankës së Shqipërisë kanalet kryesore të dërgesave të emigrantëve vitet e fundit janë kryesisht nga Italia, Greqia, por pjesë e kësaj liste janë shtuar në mënyrë të konsiderueshme edhe Franca, Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top