Ish-kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Rroshi është paraqitur paraditen e sotme në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion, SPAK. Siç shihet edhe nga videoja, Rroshi shoqërohet në SPAK nga avokati i tij mbrojtës. Në muajin qershor të 2025-ës, Roshit i është komunikuar akuza e “shpërdorimit të detyrës” lidhur me një kallëzim të KLSH për parregullsi me tenderat në Bashkinë e Kavajës.