Elon Musk zbut tonet: Pendohem për disa nga postimet e mia për Trump, e teprova

Miliarderi amerikan, Elon Musk ka bërë një hap pas në përplasjen e tij me presidentin amerikan Donald Trump, duke u shprehur se i vjen keq për disa prej komenteve bëri një javë më parë në rrjetet sociale.

“Pendohem për disa nga postimet e mia për presidentin Trump. E teprova.”

Një nga postimet më të diskutueshme kishte të bënte me pretendimin se emri i Trump ndodhej në dosjen e lidhur me Jeffrey Epstein – një publikim që më pas u fshi nga vetë Musk. Deklarata vjen në një kohë kur tensionet mes Musk dhe Trump ishin rritur ndjeshëm, por duket se kreu i “X” po kërkon të ulë tonet dhe të shmangë përshkallëzimin e përplasjes publike.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top