Elon Musk rikthen llogarinë e Kanye West në X pas 8 muajsh suspendim

Media sociale X (Ish-TWitter) të shtunën e ka rikthyer llogarinë e reperit Kanye West apo i njohur ndryshe si Ye pasi që e njëjta i ishte suspenduar tetë muaj më parë.

Në llogarinë e Ye tani mund të shikohet postimi i tij i fundit i cili ishte në 1 dhjetorë një ditë para se ti suspendohej.

Megjithatë Kanye West në aplikacion X nuk do të mund të përfitojë para si dhe në postimet e tij nuk do të ketë hapësira reklamuese, raporton The Wall Street Journal.

X ka rikthyer llogarinë e tij pasi që siguroi garanci nga ai se nuk do ta përdorë platformën për të thënë fjalë fyese dhe lënduese.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top