Elon Musk humbet sërish statusin si njeriu më i pasur në botë

Elon Musk nuk është më njeriu më i pasur në botë. Pasi mori vendin e parë në listën e njerëzve më të pasur në botë nga miliarderi francez Bernard Arnault dy ditë më parë, pronari i Twitter ka humbur përsëri statusin dhe u rikthye në vendin e dytë.

Në fillim të kësaj jave, Musk rifitoi titullin pasi çmimet e aksioneve të Tesla u rritën dhe vlera e tij personale neto arriti në 187.1 miliardë dollarë. Megjithatë, sipas Fortune, aksionet e Tesla ranë me më shumë se 5 për qind të mërkurën, gjë që bëri që Musk të humbasë gati 1.91 miliardë dollarë të vlerës së tij neto në një ditë të vetme. Indeksi i miliarderëve të Bloomberg zbulon se pasuria totale e Elon Muskështë 176 miliardë dollarë.

Me këtë rënie të Musk, miliarderi francez Bernard Arnault, CEO i markës luksoze franceze Louis Vuitton, doli sërish në vendin e parë dhe aktualisht po sundon piramidën e pasurisë me një vlerë totale neto prej 187 miliardë dollarësh. Arnault dhe Musk ndiqen nga Jezz Bezoz, Bill Gates dhe Warren Buffett në top 5 njerëzit më të pasur. Manjati indian i biznesit Mukesh Ambani aktualisht renditet në numrin 11 me pasuri prej 79.9 miliardë dollarësh.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top