Elizabeth Hurley dhe Billy Ray Cyrus në një romancë dashurie?

Elizabeth Hurley ka nxitur spekulime për një lidhje të mundshme të re — me askënd tjetër veçse Billy Ray Cyrus.

Në një postim në Instagram të shpërndarë të dielën,  aktorja dhe këngëtari i muzikës country,lpozuan së bashku për një foto ndërsa festonin Pashkët gjatë një vizite në një fermë.

Billy Ray shihet duke puthur Hurley, ndërsa të dy janë mbështetur mbi një gardh druri. “Gezuar Pashkët ,” shkruajti Hurley në mbishkrimin e fotos.

 

Hurley u përfol më parë për një romancë me Billy Ray kur përdori këngën e tij “She’s Not Cryin’ Anymore” në një postim në Instagram më 9 prill — dhe e etiketou këngëtarin country në një foto të saj me bikini.

“Dielli më i mrekullueshëm në Maldivet e mrekullueshme ,” shkruante Hurley në mbishkrimin e fotos.

Të dy kanë qenë në disa lidhje gjatë viteve të fundit që kur u ndanë nga bashkëshortët e tyre.

Billy Ray ka qenë i martuar me Tish Cyrus për 28 vjet para se ata të vendosnin të ndaheshin në prill të vitit 2022. Çifti ka pesë fëmijë: vajzat Miley, Noah dhe Brandi, dhe djemtë Trace dhe Braison.

Shumë shpejt pas ndarjes, këngëtari i “Achy Breaky Heart” nisi të takonte këngëtaren australiane Firerose rreth gushtit 2022.

Çifti më vonë ngjalli thashetheme për fejesë kur ajo postoi një foto duke mbajtur një diamant në gishtin e unazës në shtator 2022. Më pas u zbulua se Billy Ray i kishte propozuar një muaj më parë.

Në tetor 2023, çifti u martua, por u ndanë disa muaj më vonë në maj të vitit 2024.

Ndërkohë, Hurley ka qenë e martuar me Arun Nayar nga 2007 deri në 2011. Pas divorcit nga biznesmeni, Hurley i tha PEOPLE që po “po e përballonte mjaft mirë.”

“Ne të gjithë jemi mjaft të lumtur tani dhe po përpiqemi të ecim përpara,” tha ajo në atë kohë.

Aktorja ka qenë gjithashtu në një lidhje me Hugh Grant për 13 vjet. Megjithatë, ata u ndanë në vitin 2000, dhe Grant është kumbari i djalit të Hurley-t, Damian.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top