Elisa Spiropali paralajmëron se do të ketë sërish largime nga PS: Nuk ka asgjë për t’u habitur

Ish-ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali ka paralajmëruar se largimet nga Partia Socialiste do të vijojnë, edhe pas përjashtimit të saj nga grupi parlamentar dhe forumet drejtuese. Përmes një deklarate nga Kryesia e Kuvendit, ajo la të kuptohet se zhvillimet e fundit brenda PS-së nuk do të jenë të fundit, duke theksuar.

“Do të kemi dhe do të shohim edhe shumë të tjera”, tha Spiropali, duke iu referuar vendimit të grupit të PS, ndaj saj.

Elisa Spiropali:

“Jam e para grua në 35 vite që përjashtohem, po e marr si dekoratë këtë, meqë kam qenë dhe kryetarja më e re e zgjedhur në Kuvendin e Shqipërisë, dhe në këto dy skaje, mendoj se nuk duhet të çuditemi fare. Nuk ka asgjë për t’u habitur për sa kohë ata që duhet të ikin rrinë, dhe ata që duhet të rrinë ikin. Mendoj se do kemi shumë për të parë ende. Këtë qëndrim e kam mbajtur edhe pak para protestave të flamingove,” tha Spropali.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top