Ekuadori shenderohet ne narko shtet, vritet politikani i tretë në pak javë nga bandat

Valë e paprecedentë e dhunës e ka përfshire Ekuadorin ku të hënën u vra kandidati i dytë për presidencë brenda javësh, transmeton Gazeta Metro.

Vrasja e Pedro Briones njeri nga liderët e partisë Revolucioni Ciudadana e cila është partia e ish presidentit Rafael Correa u konfirmua nga anëtarët e partisë.

Atentati ndodhi në provincën veriore të Esmeraldas ndërsa detajet nuk janë dhënë ende. Nga partia e tij kanë thënë se ata solidarizohen me familjen e Pedro Briones dhe u shprehen se Ekuadori është duke përjetuar periudhën e saj më të përgjakshme, raporton The Associated Press.

Vrasja e Briones vjen më pak se një javë pas vrasjes së kandidatit për president Fernando Villavicencio i cili ishte i njohur për qëndrimin e tij kundër krimit dhe korrupsionit.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top