Eksploziv godinës së Kozakut në autostradë

Një sasi eksplozivi ka shpërthyer në një ambient të marrë me qira nga personazhi i TikTok-ut, i njohur si Kozaku.

Raportohet se shpërthimi ka ndodhur rreth orës 03:55 në godinën që ndodhet në rrugën dytësore Tiranë-Vorë. Nga shpërthimi mësohet se ka pasur vetëm dëme materiale.

Godina në fjalë, sipas burimeve, është marrë qira nga Kozaku, ku pritej të bënte një investim. Ende nuk dihen arsyet e shpërthimit, por policia po heton mbi konflikte të mundshme. Janë sekuestruar kamerat e sigurisë dhe po punohet për identifikimin e autorëve.

Personazhit të njohur të TikTok-ut, Kozak Braçi i është djegur makina mbrëmjen e 2 dhjetorit 2023 afër shtëpisë së tij në Allias. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai përmes një postimi në IntaStory, duke thënë se është e disata herë që atij po i digjen makinat.

Makina është shkrumbuar tërësisht nga flakët. Kozaku tha se nëse shteti nuk e gjen autorin, do ta gjejë ai së bashku me njerëzit e tij. I acaruar nga kjo situatë, ai u shpreh se në makinë lëviz me fëmijën e tij 6-muajsh.

Po ashtu Kozak Braçi u rrëmbye më 23 shtator të vitit 2021 me urdhër të të dënuarit me burgim të përjetshëm në Greqi, Fabio Dushku. Ky i fundit ka rrëfyer se nuk kanë pasur për qëllim që të rrëmbejnë të riun, por vetëm t’i jepnin një mësim, pasi ai e kishte tejkaluar kufirin me ofendimet në rrjetet sociale.

Kozak Braçi nga ana tjetër ka rrëfyer momentin kur u mor peng nga disa persona. Ai sqaroi se sherri me Fabio Dushkun ka nisur pas debateve dhe sharjeve që ata të dy kanë shkëmbyer me njëri-tjetrin në rrjete sociale. Kozak Braçi theksoi se për rrëmbimin e tij janë harxhuar 20 mijë euro, por pa bërë një sqarim të qartë.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top