Ekspertët zbulojnë se çfarë i tha bashkëshortja presidentit francez pas shuplakës

Rrjetet sociale dhe mediat online janë pushtuar nga një moment i pazakontë mes presidentit francez Emmanuel Macron dhe bashkëshortes së tij, Brigitte ku kjo e fundit duket se e godet lehtë në fytyrë presidentin. Disa ekspertë të leximit të buzëve janë angazhuar për të zbuluar nëse bëhet fjalë për një shaka mes çiftit, apo diçka më shumë.

“Ndërsa dera e avionit hapet, shihet presidenti Macron duke u kthyer nga Brigitte. Në një moment të papritur, ajo e shtyn lehtë në fytyrë. Kur kupton se dera tashmë është hapur dhe stafi po i shikon, Macron duket në siklet dhe ngre dorën me një përshëndetje të sforcuar: ‘Bonjour’ (Përshëndetje)”, tha një ekspert.

Sipas tij, Macron u përpoq të përmirësonte atmosferën duke i zgjatur dorën bashkëshortes së tij, por ajo nuk ia pranoi.

“Kur arrijnë në majë të shkallëve të avionit, situata bëhet edhe më e ftohtë. Ai i zgjat dorën, por ajo e injoron dhe mbahet në parmak. Teksa kalon pranë tij, duket se murmuron: ‘Dégage, espèce de loser’, që përkthehet: ‘Largohu, humbës i mjerë’”,pretendon eksperti.

Macron më pas, sipas leximit të buzëve, i drejtohet me fjalët: “Essayons, s’il te plaît” – që në shqip do të thotë: “Të përpiqemi, të lutem?” Përgjigjja e Brigitte-s është e shkurtër: “Jo.”Ndërkohë, presidenti e përfundon bisedën me një shprehje fytyre të përmbajtur dhe fjalët: “Je vois” – që përkthehet: “E kuptoj”.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top