Ekonomisti i njohur amerikan, Hanke thirrje Ramës: Koha të japësh dorëheqjen

Profesori i njohur amerikan i ekonomisë, Steve Hanke, ka reaguar lidhur me revoltën studentore në Shqipëri, duke bërë thirrje të drejtpërdrejtë për largimin e kryeministrit Edi Rama nga detyra.

Përmes një postimi në platformën “X”, Hanke thekson se tashmë ka ardhur koha që Rama të ikë nga dera e daljes.

“Si një Kalorës Shqiptar i Flamurit, mendoj se është koha që Kryeministri Rama të dalë nga dera e daljes.”- shkruan Steve Hanke në X.


Kujtojmë se Steve Hanke ka qenë Këshilltar Special për Reformën e Valutave për Zëvendës Kryeministrin e Shqipërisë dhe Ministrin e Ekonomisë Gramoz Pashko (1991-1992). Aktualisht, Prof. Hanke është renditur në vendin e 5-të në listën Focus Economics të Ndikuesve në të Lartë Ekonomikë në botë që duhet të ndiqen.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top