Ekonomia me një rritje të lehtë në 2022/ Në tremujorin e katërt kryesoi ndërtimi, bujqësia me rënie

Ekonomia shqiptare u rrit me, shënoi një rritje prej 4,84%, në vitin 2022 krahasuar me vitin 2021, sipas vlerësimeve paraprake të INSTAT. Në krahasim me një viti më parë, kur zgjerimi ishte 8.54% ritmet e rritjes janë përgjysmuar, por trendi i lartë i 2021-t erdhi pas rënies që vendi shënoi në 2020-n, si rrjedhojë e pasojave që dha në ekonomi pandemia e Covid-19. (shih grafikun: Norma reale e rritjes së PBB).

Me përjashtim të tremujorit të dytë, ndërtimi ka udhëhequr vazhdimisht rritjen, së bashku me tregtinë, transportin, aktivitetet financiare, ndërsa më dobët ka rezultuar ndërtimi.

Ekonomia u rrit me 6.86% në tremujorin e parë. Në të dytin zgjerimi u ngadalësua për shkak të pasojave të sulmeve të Rusisë ndaj Ukrainës, duke zbritur në 2.94. në tremujorin e tretë zgjerimi ishte rreth 4%, i ndihmuar nga turizmi, ndërsa në të katërtin u përshpejtua lehtë në 4.73%.

Rritja në tremujorin e katërt ishte më e lartë për ndërtimin, bujqësia me rënie
Sipas INSTAT, Produkti i Brendshëm Bruto (P.B.B) në tremujorin e katërt të vitit 2022 vlerësohet me rritje prej 4,73%, kundrejt tremujorit të katërt të vitit 2021. Kontribut pozitiv kanë dhënë degët:

Ndërtimi me +1,69 pikë përqindje, Tregti, Transport, Akomodim dhe Shërbim ushqimor me +0,96 pikë përqindje, Administrata publike, Arsimi dhe Shëndetësia me +0,88 pikë përqindje, Industri, Energji dhe Uji me +0,70 pikë përqindje, Aktivitete të pasurive të paluajtshme me +0,54 pikë përqindje, Informacioni dhe Komunikacioni me +0,47 pikë përqindje, Aktivitete Financiare dhe të Sigurimit me +0,26 pikë përqindje.

Negativisht kontribuuan aktivitetet: Arte, argëtim dhe çlodhje; aktivitete të tjera shërbimi me -0,42 pikë përqindje, Bujqësi, Pyje dhe Peshkim me -0,12 pikë përqindje, Aktivitete profesionale dhe Shërbime administrative me -0,09 pikë përqindje.

Sipas INSTAT, Degët kryesore të ekonomisë, për tremujorin e katërt të vitit 2022, krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2021, shfaqen si më poshtë:

Aktiviteti i Bujqësisë, Pyjeve dhe Peshkimit pati një rënie me 0,11%. Aktiviteti i Industrisë, Energjisë dhe Ujit pati një rritje me 6,18%. Aktiviteti i Ndërtimit pati një rritje me 14,44%. Grupi i aktiviteteve Tregti, Transport, Akomodim dhe Shërbim ushqimor pati një rritje prej 5,61 %.

Grupi i aktiviteteve Informacioni dhe Komunikacioni u shfaq me rritje prej 13,79%. Aktiviteti Financiar dhe i Sigurimit ka shënuar një rritje prej 12,97%. Aktiviteti i Pasurive të Paluajtshme ka shënuar një rritje prej 9,36%.

Grupi i Aktiviteteve profesionale dhe Shërbime administrative u shfaq me një rënie prej 1,24%. Grupi i aktiviteteve të Administratës Publike, Arsimit dhe Shëndetësisë u shfaq me rritje prej 6,77%. Grupi i aktiviteteve Arte, argëtim dhe çlodhje, Aktivitete të tjera shërbimi pati një rënie me 14,81%. Taksat Neto mbi produktet u ulën me 1,04%.

Bie konsumi i qeverisë rritet i popullatës
Komponentët kryesorë të PBB–së me metodën e shpenzimeve, për tremujorin e katërt të vitit 2022, krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2021, shfaqen si më poshtë:

Konsumi final i popullatës, i cili përbën peshën kryesore të shpenzimeve në ekonomi u rrit me 4,49 %.

Konsumi final i qeverisë pësoi rënie me 2,98%.

Komponenti i Formimit bruto të kapitalit fiks pësoi rritje me 9,81%.

Eksportet e mallrave dhe shërbimeve u rritën me 0,59%, ndërsa Importet e mallrave dhe shërbimeve u rritën me 3,15%./ Monitor

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top