Eklent Kaçi shpallet kampion bote në bilardo

Eklent Kaçi ka nderuar sërish Shqipërinë në sportin e bilardos duke u shpallur për të dytën herë kampion bote në disiplinën e “dhjetëshit”. Kurbinasi ishte më i mirë se spanjolli Francisco Sanchez Ruiz në Las Vegas, duke fituar me rezultatin 10-7.

Ky është suksesi i tretë në tre vitet e fundit për Kaçin, që ka ngritur lart flamurin kuqezi. Eklent Kaçi përmbysi ndeshjen kundër kampionit të botës. Spanjolli nuk ia doli të vendosë rekord me tre tituj kampion bote në tre disiplina të ndryshme brenda vitit.

Nga 5-1 për spanjollin, Kaçi fitoi shtatë raunde radhazi për të përmbysur favoritin e duelit. Një sukses që pakkush e kishte menduar dhe tashmë Shqipëria ka një kampion bote edhe në bilardo.

 

Jude Bellingham, përtej çdo parashikimi: 6 gola në 6 ndeshje e bëjnë Real Madrid të fluturojë

Cristiano Ronaldo hedh në gjyq Juventus: zbulohet dokumenti që shpëton klubin bardhezi

Video/ Shtatë gola e dy shtylla në Mynih, Bayern triumfon me spektakël: rezultate befasuese në Champions

Inteligjenca artificiale zgjedh formacionin më të mirë të historisë: ja cilët janë të përzgjedhurit të Chat GPT

Video/ Bellingham shemb ‘murin’ e Berlin në të 94’: barazim mes Galatasaray e Copenaghen

Flakadanët e trazirat me Poloninë, UEFA dënon Shqipërinë: gjobë e mbyllje e pjesshme e ‘Air Albania”

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top