Egnatia nuk ka rivalë: Lushkja e Ujka likuidojnë Dinamon, VAR e Teqja dënojnë Dajën

Egnatia ka marrë një fitore të rëndësishme në javën e 28-të të Superiores, duke mposhtur Dinamon me rezultatin 2-0 dhe duke forcuar pozitat në krye të renditjes. Kryesuesit e kampionatit dominojnë ndeshjen kundër ndjekësve më të afërt, duke dhënë prova se për titullin janë sërish ata favoritët kryesorë.

Penallti me VAR e gabimi i Teqjas
Kampionët në fuqi e nisën ndeshjen me intensitet dhe u shfaqën rrezikshëm që në minutën e 2′ me Bakayoko, ndërsa Dinamo humbi një mundësi të artë për të kaluar në avantazh në minutën e 7′ me Bregun, i cili nuk arriti të finalizonte. Në minutën e 15-të, Egnatia fitoi një penallti pas një rrëzimi të Bakajokos në zonë, por festa e vendasve u ndërpre për pak sekonda nga flamuri i anësorit, i cili sinjalizoi pozicion jashtë loje.

Megjithatë, pas rishikimit me VAR, u konfirmua pozicioni i rregullt dhe Lushkja nuk gaboi nga pika e bardhë, duke kaluar Egnatian në avantazh. Ky gol i dha akoma më shumë siguri ekipit të Tetovës, që vijoi të shtynte përpara. Në minutën e 26-të, Xhemajli iu afrua golit të dytë, por Teqja bëri një pritje vendimtare, duke mbajtur në lojë Dinamon. Portieri dinamovit ishte sërish shpëtimtar një minutë më vonë, duke ndalur një top pranë vijës fatale.

Lexo më tej: Vllaznia kthehet e dyta me Grudën e Bajramin: humbja e 4 radhazi për Partizanin
Egnatia vazhdoi të diktonte ritmin dhe në minutën e 34′, Lushkja ishte shumë pranë një supergoli, por traversa ia mohoi festën, ndërsa pak sekonda më vonë, Dinamo u kundërpërgjigj me Nani, por Dajsinani tregoi reflekse të shkëlqyera duke i mohuar golin miqve. Presioni i vazhdueshëm i vendasve u shpërblye në minutën e 39′, kur Serxhio Ujka shënoi një gol spektakolar me një goditje nga distanca, duke dyfishuar epërsinë e Egnatias dhe duke bërë të pashpresë reagimin e Teqjas. Në fundin e pjesës së parë, Dinamo u përpoq të rihapte ndeshjen, por edhe një herë Dajsinani ishte i pakalueshëm, duke devijuar një gjuajtje të rrezikshme në këndore.

Lushkja përjashtohet, Egnatia reziston
Në pjesën e dytë, miqtë e nisën më agresivisht dhe ishin shumë pranë golit në minutën e 54′, kur Nani goditi traversën pas një kontrolli të shkëlqyer në zonë. Edhe në minutën e 62′, Dinamo pati një tjetër shans të mirë me Bregun, por portieri Dajsinani vazhdoi të ishte në një formë të jashtëzakonshme, duke devijuar topin në këndore. Egnatia nuk hoqi këmbën nga gazi dhe në minutën e 81′, ishte sërish pranë golit të tretë me Lushkjen, por Teqja reagoi mirë dhe devijoi gjuajtjen e tij. Sidoqoftë, mesfushori i rrogozhinasve nuk do të përfundonte ndeshjen në fushë, pasi në minutën e 89′ u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, duke lënë skuadrën e tij me 10 lojtarë.

Megjithatë, ky episod nuk ndikoi në rezultat dhe Egnatia siguroi një fitore të merituar, edhe për teknikun Edlir Tetova: “Për sa kohë jemi në maratonë, të gjithë ekipet janë rivale. Sa i përket ndeshjes së parë të dhjetorit që jemi mundur 2-1, nuk ishte për t’u mundur, se i kishte të gjitha brenda, pësuam dy gola në tranzicion. Por gjithë kohës duke studiuar, parë kundërshtarë, edhe ne duhet të përgjigjemi, pa humbur theksin e asaj që zhvillojmë”.


Situata në renditje
Me këtë sukses, Egnatia shkon në kuotën e 52 pikëve, duke kryesuar Superligën me tre pikë më shumë se Vllaznia dhe pesë më shumë se Dinamo, e cila mban vendin e tretë me 47 pikë. Kampionët në fuqi vazhdojnë shkëputjen dhe tregojnë se janë pretendentët më seriozë për të mbrojtur titullin. Në anën tjetër, Dinamo duhet të rikuperojë në javët e mbetura për të tentuar të rimarrin vendin e dytë.

Pas ndeshjes, tekniku Ilir Daja, pranoi supremacinë e rrogozhinasve: “E para është që Egnatia e meritoi fitoren, bëri një pjesë të parë shumë të mirë dhe në pjesën e dytë u tërhoq për të ruajtur avantazhin. Ajo që nuk shkoi me ne është se nuk kemi pasur kontingjent, me ngjeshjen që u bë në këtë moment u pa që nuk kishim energji në këmbë, se të luash derbi të dielën dhe të mërkurën me Egnatian që kryeson, është e vështirë për ne. Egnatia ka kontingjent, ne e kemi përballuar me 10-15 vetë”.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top