Egnatia triumfon në ndeshjen titull, atë që vendoste kampionin e sezonit 2004-25, duke shkatërruar 4-0 Vllazninë, në Arenën kombëtare. Dy herë Lushkja, Melo e Ujka vendosën ndeshjen e dominuar krejtësisht nga rrogozhinasit. Titulli I dytë radhazi dhe I dyti në histori për skuadrën e Tetovës. Egnatia e kishte mbyllur sezonin e rregull në vendin e parë, duke lënë pas pikërisht Vllazninë.
Në ndeshjet direkte, skuadrat kishin statistika të barabarta, por në finale ndeshja u duk krejtësisht e pabarabartë. Lushkja hapi serinë e golave e më pas Egnatia bëri padronin, zotëruesin e topit, përshpejtonte aksionin kur donte e u duk edhe se mund të shënonte kur donte. Nga Vllaznia vetëm një traversë e Balaj, me goditje dënimi, që iluzionoi reagimin e fortë të shkodranëve, që të fortë ishin vetëm në shkallët e stadiumit, me praninë e madhe të tifozëve.
Lushkja kompletoi ditën e madhe me golin e dytë, pastaj gjithcka shkoi si donte Tetova. Melo I futur si zëvendësues dhe Ujka bënë poker, duke I dhënë përmasa disfatës shkodrane. Kuqeblutë të dëshpëruar, mund ta provojnë përsëri, por kjo ishte një ndeshje pa histori. Egnatia është sërish kampione e askush nuk mund ta kundërshtojë.