Egla shpërthen para ndeshjes: Serbët na kanë lënduar vëllezërit kosovarë, por mos ngatërroni sportin me politikë

Pak para përballjes së shumëpritur mes Shqipërisë dhe Serbisë sonte, aktorja e njohur dhe fituesja e “Big Brother VIP Albania 3”, Egla Ceno, ka reaguar në rrjete sociale.

 


Në një story në Instastory, ajo i bën thirrje shqiptarëve që të mos përziejnë artin dhe sportin me politikën, duke theksuar se krenaria dhe forca e kombit qëndron në mikpritje dhe qytetari, jo në urrejtje.

 

“Serbët na kanë lënduar vëllezërit Kosovarë por ju lutem mos ngatërroni artin dhe sportin me politikën (politika iz ë biç)”, tha ajo.

 

”Le t’ju tregojmë në trojet tona se ne jemi më të mirë se ata, ne mikpresim, ne nuk “qajmë si bebe” për një simbol me duar! Ne jemi Shqipe! Forca me fitore Shqipëri!”, shkroi ajo.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top