Egla Ceno skualifikohet nga Big Brother VIP 3

Një Zarf i Zi është futur paraditën e sotme brenda shtëpisë së Big Brother VIP.

Produksioni mori një vendim për Eglën pas incidentit të ndodhur pas prime-t, ku aktorja i hodhi gotën me verë në kokë Meritonit, pas debatit mes tyre. Për këtë arsye Egla Ceno është skualifikuar prej garës.

“Më vjen keq, është okay, ishte kënaqësi, u kënaqëm, nuk është një gjest që duhet ta bëni. Mos bini pre e provokimeve, unë bëra qejfin tim u kënaqa nuk jam pishman për asgjë. Gjërat që kam bërë gabim kam kërkuar ndjesë, do të takohemi jashtë. Mos bini pre e provokimeve sepse do të bëhen më të forta”, tha Egla.

Ndërsa për veprimet e dy banorëve të tjerë një vendim do të merret në spektaklin Prime të së martës.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top