Egla Ceno flet pas fitores: “E meritoja!”

Egla Ceno është shpallur fituese e “BBV 3” duke rrëmbyer çmimin e madh prej 100 mijë eurosh.

Pas fitores, aktorja foli për herë të parë për Top Albania Radio ku u shpreh entuziaste për këtë arritje.

“Për mua nuk është ky “Big Brother-i”, me thënë të drejtën. Unë karrierën time e kam qëndisur ndër vite dhe do të vazhdoj ta qëndis ashtu ngadalë, sepse jam aktore teatri jam shumë e lidhur me të. Është shtëpia ime, është era ime, është gjithçka,” u shpreh ajo.

E pyetur për faktin se kujt ia dedikon çmimin e fitores përveç nënës së saj, Elga u shpreh:

“Grave, vetes sime! Doja shumë të ishte një grua, në mos unë një tjetër, por të ishte një grua. Edhe vetes sigurisht, e meritoja! Në fund të ditës e meritoj!”

Kujtojmë se vendin e dytë doli Julian Deda, në të tretin Romeo Veshaj, më pas e 4-ta ishte Heidi Baci e i 5-ti, Meriton Mjekiqi. Secili prej tyre u shpërblye me një çek prej 10 mijë eurosh.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top