Egjipti organizon samitin për Gazën, do të udhëhiqet nga Trump dhe al-Sisi

Egjipti do të jetë vendi organizator i një samiti ndërkombëtar për Gazën, pas zbatimit të armëpushimit midis Izraelit dhe Hamasit, bazuar në planin paqësor amerikan.

Sipas burimeve, samiti pritet të zhvillohet në qytetin egjiptian Sharm el-Sheikh, vendpushimi që laget me brigjet e Detit të Kuq.

Ministria e Jashtme e Egjiptit njoftoi se do të kryesohet bashkërisht nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dhe presidenti egjiptian Abdel Fattah al-Sisi.

Ministri i Jashtëm egjiptian, Badr Abdel-Ati, dhe homologu i tij amerikan, Marco Rubio, diskutuan përmes një telefonate për planet e samitit dhe pjesëmarrjen e vendeve të tjera, sipas të njëjtit njoftim.

Megjithatë, nuk është bërë ende e ditur një datë konkrete për mbajtjen e samitit, as edhe detaje të tjera të organizimit.

Nga ana e tij, sekretari amerikan i Shtetit e quajti samitin një “ngjarje historike unike” dhe vlerësoi rolin udhëheqës të presidentit Al-Sisi dhe të Egjiptit në arritjen e marrëveshjes historike për armëpushim.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top