Efi tregon se ka punuar në një klub nate kur ishte në shkollë

Efi Dhedhes është njëra nga banoret e Big Brother VIP Albania që ka marrë vëmendje të madhe në edicionin e dytë.

Ish-konkurrentja e “Përputhen” u rifut sërish në shtëpi bashkë me tre banorë të tjerë si ndër më të votuarit nga publiku.

Si vajzë e çiltër, ajo nuk heziton të zbulojë gjëra nga vetja, e kaluara apo edhe të shpreh mendime për ndonjë gjë.

Së fundmi në një bisedë me vajzat në oborr, ajo tregoi se ka punuar në një klub nate para disa viteve kur ishte në shkollë.

Bukuroshja thekson se e bëri këtë punë në mënyrë që të kishte një lloj buxheti për veten.

“Kam punuar në një klub nate, sepse të vazhdoja shkollën në Durrës por thash me veten time që e vetmja mundësi dhe të kem një lloj buxheti ishte jeta e natës, një herë në javë, hostess. Por ça hostess isha unë ishte mirmbrëma si je, dy orë në tualet. Nuk mundesha. Nuk e bëja dot, derisa pastaj ika”, u shpreh ajo.

Megjithatë, Efi nuk dha ndonjë detaj në lidhje me këtë përveç asaj se ka mirëpritur klientët.

 

 

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top