Efekti Maldini trondit Milan, Maignan kërcënon me lamtumirë në rrjetet sociale: “Gjithmonë Milan?”

Kaos total në shtëpinë e Milan. Pas ndarjes së papritur dhe të bujshme nga Paolo Maldini, pritet edhe ajo e Massara. E ndërkohë kanë mbërritur reagimet e para sociale të lojtarëve më përfaqësues të skuadrës. Pas postimit të Rafael Leao, i cili sot bëri një histori ku imitonte vulosjen e gojës, radha ishte e Mike Maignan. Portieri francez postoi foton e prezantimit te AC Milan në historitë e tij në Instagram. Aty Maignan shfaqej me Maldini dhe Massara në krah duke korrigjuar mbishkrimi “gjithmonë Milan”, me shtimin e një pikëpyetje.

Portieri francez ka një kontratë me klubin e Via Aldo Rossi deri në qershor 2026 me një pagë 2.8 milionë në sezon. Maignan dukej pranë një rinovimi dy vjeçar me një rregullim të pagës së tij në rreth 4 milionë. Në fakt, kontaktet e para mes palëve kishin qenë positive. Por lamtumira e stuhishme e dyshes drejtuese që e mori në Milano në verën e 2021 për 13 milionë mund të ketë ndryshuar gjithçka.

 

Maignan tani po reflekton për të ardhmen e tij dhe po mendon nëse do të vazhdojë në Milano. E kjo ndodh pikërisht në ditën kur La Repubblica flet për një interes konkret të Chelsea. Thuhet se anglezët janë gati të vendosin në tavolinë një ofertë prej 60 milionë eurosh. Blues tashmë kanë kontaktuar me klubin kuqezi, ndërkohë që Mike pyet: Milan përgjithmonë?

EDHE TONALI, TOMORI E ADLI NË KRAH TË MALDINIT

 Maignan 

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top