Editoriali i The Guardian: Protestat më të mëdha që nga komunizmi trondisin Ramën

Gazeta prestigjioze britanike ‘The Guardian’ i ka kushtuar një editorial protestave qytetare që prej më shumë se një muaji po zhvillohen në Tiranë. Britanikja i cilëson protestat si revoltën më të madhe qytetare që nga rënia e regjimit komunist në Shqipëri. Sipas artikullit, ajo që nisi si një protestë për zonën e mbrojtur të Zvërnecit është shndërruar në një lëvizje qytetare, e njohur si “Revolucioni i Flamingove”, e cila tashmë kërkon dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe ndryshin e qeverisjes.
The Guardian shkruan se pakënaqësia e qytetarëve lidhet me mungesën e transparencës në projektet turistike të mbështetura nga investitorë strategjik; ndër ta edhe ai i dhëndrit të presidentit të SHBA-së, Jared Kushner dhe Ivanka Trump; të cilët rrezikojnë zona të mbrojtura si Zvërneci, laguna e Nartës dhe ishulli i Sazanit. Edhe pse qeveria shqiptare ka deklaruar se marrëveshjet nuk janë përfunduar ende, publikimi i pamjeve me buldozerë në plazhe ishte shkëndija që ndezi protestat masive.

The Guardian thekson se lëvizja ka tejkaluar prej kohësh çështjen mjedisore. Sot, mijëra protestues kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, i cili fitoi mandatin e katërt vitin e kaluar me pjesëmarrjen e vetëm 45% të elektoratit. Gazeta thekson se kryeministri Edi Rama ka mbrojtur vazhdimisht këto investime, duke deklaruar se ato nuk do të ndalen. Në analizën e britanikes evidentohet shqiptarët nuk janë kundër investimeve, por kundërshtojnë idenë që pasuria natyrore e vendit të vihet në dispozicion të interesave private. Veçanërisht kur procesi shoqërohet me mungesë transparence. Gazeta ndalet edhe te përpjekjet e kryeministrit për ta lidhur kundërshtimin ndaj projekteve me qëndrimet anti-Trump.

Për shumë qytetarë, shkruan gazeta, ky është simboli më i qartë i një modeli zhvillimi që favorizon interesat e një pakice të pasur në dëm të interesit publik. Një protestues i moshuar, i cituar nga The Guardian, shprehet se pas më shumë se 30 vitesh tranzicion, vendi vazhdon të përballet me spitale në kushte mjerane, arsim në krizë, mungesë vendesh pune dhe emigrim masiv, ndërsa projekte të tilla, sipas tij, pasurojnë vetëm një grusht njerëzish.

Artikulli ndalet edhe te reagimet e disa eurodeputetëve, të cilët kanë bërë thirrje për pezullimin e ndërtimeve në zonat e mbrojtura dhe kanë paralajmëruar se projekti mund të ketë pasoja për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

The Guardian e mbyll analizën duke theksuar se kjo nuk është vetëm një betejë për mbrojtjen e natyrës, por një provë për mënyrën se si Shqipëria zgjedh të zhvillohet dhe nëse ky zhvillim do t’u shërbejë qytetarëve apo vetëm një pakice të privilegjuar.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top