Edhe Rama kundër ‘drejtësisë’: Nuk do ta tolerojmë një sistem të njëanshëm

Kryeministri Edi Rama gjatë komunikimit me ndjekësit në rrjetet sociale ka komentuar sërish arrestimin e kryetarit të bashkisë së Tiranës, duke thënë se nuk do të lejojnë që në emër të pavarësisë së gjyqësorit të shkelen të drejtat e njerëzve, të kapërcehen fazat e hetimit dhe gjykimit dhe paraburgimi të bëhet normë, për të kyçur brenda pa gjyq.

Rama tha gjithashtu se nuk do ta tolerojmë një sistem drejtësie të njëanshëm, thjesht dhe vetëm të pavarur, por jo profesional dhe në shkelje të standardeve demokratike

“SPAK është një institucion i pavarur, por sfida është që pavarësia të jetë garanci për profesionalizimin dhe standardet demokratike.

Ne nuk do ta tolerojmë një sistem drejtësie të njëanshëm, thjesht dhe vetëm të pavarur, por jo profesional dhe në shkelje të standardeve demokratike. Që do të thotë të të gjithë atyre kritereve të lirive, të drejtave që bëjnë diferencën, mes një drejtësie në diktaturë dhe autokraci dhe një drejtësie në demokraci.

Prandaj edhe ne kemi hyrë në një fazë tjetër, siç ka hyrë edhe SPAK, sepse duhet të kemi një pozicion kritik.

Nuk mund të lejojmë që në emër të pavarësisë të shkelen liritë dhe të drejtat e njerëzve, të intimidohen njerëzit që merren në pyetje, të kapërcehen fazat e hetimit dhe gjykimit, dhe paraburgimi të bëhet normë, për të kyçur brenda pa gjyq, kur kushtet e domosdoshme duhet të plotësohen për të paraburgosur dikush janë të qarta dhe praktikisht nuk kanë të bëjnë me një pjesë që janë konsideruar të përmbushura. Këto janë të gjitha çështje drejt një debati demokratik”, tha Rama.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top