Edhe Prokuroria e Përgjithshme i thotë JO ftesës së Fatmir Xhafajt

Pas SPAK, Gjykatës Kushtetuese, Gjykatës së Lartë dhe ILD, edhe Prokuroria e Përgjithshme ka konfirmuar në një reagim se nuk do të marrin pjesë me ekspertë në punën e komisionit “Xhafaj”.

Prokuroria e Përgjithshme sqaron se do të bashkëpunojë me komisionin për të dhënë opinione në çdo çështje të natyrës teknike që lidhet me kuadrin kushtetues e ligjor sa i takon drejtësisë, por nuk mund të bëhen pjesë e komisionit.

“Prokuroria e Përgjithshme ka shprehur vullnetin të bashkëpunojë me Komisionin e Posaçëm Parlamentar “Për thellimin e Reformave për Mirëqeverisjen, Sundimin e Ligjit dhe Antikorrupsionin për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Evropian” për çdo çështje të natyrës teknike që lidhet me kuadrin kushtetues e ligjor brenda të cilit funksionon prokuroria dhe sistemi i drejtësisë.

Prokuroria nuk do të marrë pjesë me ekspertë si pjesë të nëngrupit të punës së komisionit, por ka njoftuar komisionin për caktimin e pikave të kontaktit të institucionit sipas fushave përkatëse të ekspertizës, të cilët do të bashkëpunojnë me komisionin në formën e dhënies së opinioneve mbi produktet e punës së këtij të fundit në të gjitha rastet që do t’u kërkohet prej tij,” thuhet në reagimin zyrtar.

 

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top