Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, tha të shtunën në mbrëmje se fundi i “regjimit” të presidentit të Venezuelës, Nicholas Maduro, “ofron shpresë të re për vendin”, në një postim në X, duke shtuar se “prioriteti tani duhet të jetë garantimi i një tranzicioni paqësor dhe të shpejtë drejt një qeverie të re gjithëpërfshirëse, që gëzon legjitimitet të plotë demokratik”.
“Nicholas Maduro kryesoi një diktaturë brutale dhe represive që solli vuajtje të paimagjinueshme për popullin venezuelian. Fundi i regjimit të tij ofron shpresë të re për vendin”, thuhet në postimin e Mitsotakis, duke shtuar se “ky nuk është momenti për të komentuar mbi ligjshmërinë e veprimeve të fundit”.
“Prioriteti tani duhet të jetë garantimi i një tranzicioni paqësor dhe të shpejtë drejt një qeverie të re gjithëpërfshirëse, që gëzon legjitimitet të plotë demokratik. Greqia do të koordinohet me partnerët e saj në Bashkimin Evropian dhe në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për këtë çështje”, shtoi ai.
“Ne mbetemi të përqendruar në garantimin e sigurisë së shtetasve grekë në vend”.
Shtetet e Bashkuara kapën udhëheqësin e Venezuelës, Nicolás Maduro, në një “sulm në shkallë të gjerë” herët të shtunën dhe e nxorën atë jashtë vendit, në një operacion të jashtëzakonshëm të kryer gjatë natës, i shoqëruar nga një seri sulmesh.